Mustafa nesër mbledh Kryesinë e LDK-së, diskutohet për përpjekjet e koalicionit me VV-në

20.01.2020

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të Kosovës. Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit. Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi. Ndërsa menjëherë pas këtij propozimit, Presidenti Thaçi e ka ftuar Albin Kurtin në […]

Mustafa nesër mbledh Kryesinë e LDK-së, diskutohet për përpjekjet e koalicionit me VV-në Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të Kosovës.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit.

Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.

Ndërsa menjëherë pas këtij propozimit, Presidenti Thaçi e ka ftuar Albin Kurtin në Presidencë në orë 12:00.

“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhet në njoftim.

Pas videos së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, i cili tha se VV ka dërguar emrin e saj për mandatarin e qeverisë tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në anën tjetër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka pasur ndonjë përgjigje në lidhje me videon e Kurti.

Sipas burimeve të GazetaBlic kanë thënë se Isa Mustafa nesër do të mbledhë kryesinë e LDK-së.

Në këtë mbledhje do të diskutohet përsëri për përpjekjet e koalicionit me VV-në e që Kurti përmes videos i ka bërë ftesë LDK-së që të ulet përsëri në tavolinën e bisedimeve në mënyrë që të krijojnë qeverinë së bashku.