Mustafa: Nëse nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, është përgjigjur në shumë tema të rëndësishme për vendin.

Shefi i LDK-së ka folur për përplasjet mes deputetëve të LDK e LVV-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, për mos kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri, për marrëdhëniet me AAK-në si partner koalicioni dhe çështjen e presidentit të ri që duhet të zgjidhet në afatin kushtetues.

Mustafa në këtë intervistë ka thënë se Kuvendi është bërë jofunksional dhe sipas tij më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun.

Një marrëveshje e subjekteve politike duhet të arrihet, tani ose pas zgjedhjeve. Nuk ka vota për President pa një marrëveshje, sepse asnjë parti parlamentare dhe asnjë koalicion nuk ka dhe nuk do të ketë vota të mjaftueshme për të përmbushur procedurat e zgjedhjes së Presidentit. Vlerësoj se është më mirë të bëjmë një marrëveshje të mirë tani, sesa të futemi në një cikël  i cili, pas zgjedhjeve, na sjell në të njëjtin vend.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.