Mustafa: Mund të ketë rikonfigurime në Qeveri në rast nuk përfillen rregullat e marrëveshjes

25.08.2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar partnerët e koalicionit se mund të ketë rikonfigurime në Qeveri në rast nuk përfillen rregullat e marrëveshjes. Mustafa ka thënë se do të ketë ndryshime në çdo kohë për ata që nuk e kuptojnë rendin qeverisës dhe ata të cilët ndjekin agjenda personale apo partiake. “LDK do të […]

Mustafa: Mund të ketë rikonfigurime në Qeveri në rast nuk përfillen rregullat e marrëveshjes Foto: Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar partnerët e koalicionit se mund të ketë rikonfigurime në Qeveri në rast nuk përfillen rregullat e marrëveshjes.

Mustafa ka thënë se do të ketë ndryshime në çdo kohë për ata që nuk e kuptojnë rendin qeverisës dhe ata të cilët ndjekin agjenda personale apo partiake.

“LDK do të kërkojë që Qeveria të jetë e gatshme të bëjë rikonfigurime dhe ndryshime në çdo kohë për ata që nuk e kuptojnë rendin qeverisës dhe disiplinën qeverisëse; të cilët ndjekin agjenda personale apo partiake, apo për të cilët vlerësohet se e shpenzojnë pa meritë paranë publike.
Kemi premtuar Qeveri që do të jetë efikase në punën e saj, që do ta luftojë krimin dhe korrupsionin, që do të jetë racionale dhe e përgjegjshme ndaj parasë publike. Asnjë temë tjetër s’mund të na zhvendosë nga ky përcaktim.”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka shtuar se duhet të kenë kujdes që strategjinë e dialogut të mos e merr vesh Serbia përmes përplasjeve në studio televizive.

“Pa marrë parasysh arsyen dhe nevojën e komunikimit me publikun, duhet të kemi kujdes që për strategjinë tonë të mos merr vesh Serbia përmes debateve në studiot tona televizive dhe përplasjeve të brendshme, sepse kjo në start e dëmton pozicionin dialogues të Kryeministrit tonë”, ka shkruar Mustafa.

Kreu i LDK-së ka thënë po ashtu se qeverisja e vendit kërkon respekt institucional ndaj Qeverisë por gjithësesi edhe brenda Qeverisë.