Mustafa mbledh kryesinë, pritet vendimi për koalicion me Vetëvendosjen

21.01.2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e partisë, ku pritet të ketë vendim për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë do të deklarohet për media. Temë e diskutimit e kësaj mbledhje pritet të jetë çështja e koalicionit […]

Mustafa mbledh kryesinë, pritet vendimi për koalicion me Vetëvendosjen Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e partisë, ku pritet të ketë vendim për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë do të deklarohet për media.

Temë e diskutimit e kësaj mbledhje pritet të jetë çështja e koalicionit me Vetëvendosjen.

Ky vendim vjen pas dekretimit të Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndryshe sot para kësaj mbledhje, Mustafa është takuar me dy ambsadorë atë të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott dhe atë të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.