Mustafa: LDK-ja e ka shumicën e garantuar, personalisht nuk do të jem pjesë e qeverisë

Pas takimit të mbajtur sot, të thirrur nga presidenti Thaçi me partitë politike, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, tha se LDK-ja do ta marrë përgjegjësinë e domosdoshme për formimin e qeverisë.

Mustafa, tha se së bashku me partitë bashkëpunuese, LDK-ja e ka siguruar shumicën që ta konfirmojë para presidentit se ata janë të gatshëm për formimin e qeverisë.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa thuajse e ka përjashtuar veten nga mundësia për t’u kandiduar si kryeministër i ri i vendit.

Ai tha se po i jep prioritet çështjeve të tjera personale, kur u pyet se a ka mundësi që ai të jetë kryeministër i ardhshëm.

“Do të marr përgjegjësitë e domosdoshme për dialogun, për rikthimin dhe shëndoshjen e partneritetit me SHBA-në.”

“Ne duhet të mbajëm komunikimin me zyrën e presidentit, nuk kemi numëruar vota por jemi të bindur që këto subjekte e kapërcejnë atë që kërkon Kuvendi.”, raporton GazetaBlic.

“Ne nesër do ta mbledhin Këshillin, do të marrim mendimin e tyre, do të takohemi me partnerët e koalicionit, pastaj do të shohim ta prezentojmë vullnetin tonë para presidentit.”

“Dëshiroj që përcaktimi për mandatarin të jetë në garancën e plotë dhe pajtimin e plotë të LDK-së.”

RAPORTO