Mustafa: Javën e ardhshme takohemi me partitë për çështjen e presidentit

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur para mediave pas takimit që ka pasur në Kuvend të Kosovës.

Mustafa u ka thënë gazetarëve se pas shuarjes së grupit parlamentar Gjashtë Plus është takuar me deputetët që kanë mbetur pa grup parlamentar për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit.

Shefi i Lidhjes Demokratike ka folur edhe për zhvillime të reja sa i përket çështjes së presidentit.

Ai ka thënë se javën që vjen do të takohen me partitë politike për të diskutuar edhe për këtë temë.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas neve çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, duhet të arrihet një pajtueshmëri dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.

“Më mirë me arritë një pajtueshmëri”, ka thënë ai. 

RAPORTO