Mustafa e konfirmon: Nuk do të jem kandidat për kryeministër, do ta gjejë një kandidat tjetër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i cili më 3 gusht u rizgjodh si kryetar i partisë për të tretën herë, ai tha se do të lëshojë rrugë dhe se nuk do të jem më pjesë e kandidaturës për kryeministër të Kosovës, do ta gjejë një kandidat tjetër brenda partisë.

Mustafa tha se ai vetëm do të mban timonin e LDK-së dhe nuk do të jetë kandidat për Kryeministër, por po thotë se do të gjejë një kandidat tjetër brenda kësaj partie.

“Unë sigurisht do të bëj përpjekje që të gjejë një kandidat tjetër brenda LDK-së dhe vetë të mbaj timonin e LDK-së, por do të bëjmë përpjekje që bashkërisht të diskutojmë më Këshillin e Përgjithshëm, Këshilli vendos për atë çështje dhe unë tani jam i orientuar që në këtë pozitë të jetë një njeri që ta bëjë mirë këtë punë dhe ta ketë besimin e qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa për REL.

Mustafa po thotë se për kryeministër do të gjejnë një zgjidhje të brendshme

“Po do të gjejmë zgjidhje të brendshme, e cila çon nga njeriu i cili e bën më së miri këtë punë, dhe natyrisht që ka përkrahjen e plotë të LDK-së dhe të qytetarëve”, tha Mustafa.

RAPORTO