01.09.2019, 20:20

Murtaja ‘godet’ fermerët në Suharekë dëmtohen për miliona euro

Hynë në kredi e mbollën e punuan dhe pritën frutat e perimeve. Por toka e Suharekës u godit nga një murtajë që shkatërroi pothuajse të gjithë prodhimin e kësaj sezone.

Specat janë po aq profitabil dhe se kanë traditë dhe renome si kuturë në Komunën e Rahovecit. Sidomos, ato të farës Austro-Hungareze të Somborit, që njihen në Kosovës si ‘somborka’, të cilat janë shkatëruar masovkisht.

Fermerët njoftojnë se Komuna e Rahovecit dhe Suharekës janë më të dëmtuarat dhe agrobiznesi është goditur rëndë. Ata kanë pyetur se a do të kenë ndonjë mbrojtje apo ndihmesë nga shteti, pasi që kjo ka shkaktuar telashe finaciare për shumicën e Rrafshit të Dukagjinit jugor.

LEXO EDHE:  Suharekë: Sekuestrohet një armë, dy karikatorë dhe tetë fishekë

Ministria e Bujqësisë, momentalisht është duke i vlerësuar dëmet dhe së shpejti do të ketë rekomandime për autoritetet vendimmarrëse.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.