Murati thotë se nga muaji i ardhshëm do fillojë zgjerimi i shtesave për fëmijë
- 23.06.2022
- 0 komente
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati ka theksuar se duke nisur nga muaji i ardhshëm do të fillohet me zgjerimin e shtesave për fëmijë.

Aktualisht fëmijët e lindur pas vitit 2015 marrin nga 10 euro në muaj si shtesë, ndërsa ata që lindin gjatë kësaj kohe për dy vite rresht i marrin nga 20 euro.
“Nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë zgjerimi i shtesave për fëmijët”, ka thënë Murati gjatë fjalimit të tij në seancën e sotëm në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, ai ka folur edhe lidhur me Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, i cili i ka cilësuar “demagogë” deputetët e opozitës.
Ministri Murati ka thënë se qytetarët i kanë ndihmuar përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, e duke shtuar se sipas ASK-së, rritja ekonomike për tre muajt e parë të vitit aktual është gati 5 për qind (%).
KOMENTE0
Leave a Reply