Murati ka theksuar se paga e 13-të është e paraparë vetëm në ligjin e buxhetit për vitin 2026, por ky ligj nuk është votuar nga partitë PDK, LDK dhe AAK-Nisma.

“Është për keqardhje që në mungesë të një programi të mirëfilltë, krejt çka u ka mbetur opozitës dhe portaleve të tyre janë rrenat e vazhdueshme, me shpresën se diçka mbetet dhe kësisoj gjenerojnë pakënaqësi ndaj qeverisë,” ka thënë ministri.

Ai gjithashtu ka theksuar se çdo vendim apo njoftim i Qeverisë bëhet në mënyrë transparente, duke u bërë apel qytetarëve që të mos besojnë lajmet pa e verifikuar informacionin në kanalet zyrtare të Qeverisë.

Ky reagim vjen pas publikimeve që kanë qarkulluar në disa portale, të cilat sugjeronin gabimisht ekzekutimin e pagës së 13-të këtë vit për punonjësit e sektorit publik, duke krijuar konfuzion dhe pakënaqësi në opinion.

Hekuran Murati ka përkujtuar qytetarët që të informohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të Qeverisë për çdo çështje që lidhet me financat dhe vendimet buxhetore.