Murati: Qytetarët obligohen të deklarojnë në ATK të ardhurat personale që nuk tatimohen
Edhe qytetarët sikur bizneset, deri më 31 mars do të jenë të detyruar të bëjnë deklaratën tatimore mbi të ardhurat personale në ATK. Për këtë aktivitet të ri të ATK-së, sot në konferencë për media doli edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Sipas ministrit Murati, nga ky vit ATK-ja do të oligojë […]
Edhe qytetarët sikur bizneset, deri më 31 mars do të jenë të detyruar të bëjnë deklaratën tatimore mbi të ardhurat personale në ATK.
Për këtë aktivitet të ri të ATK-së, sot në konferencë për media doli edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Sipas ministrit Murati, nga ky vit ATK-ja do të oligojë qytetarët që realizojnë të ardhura individuale nga aktivitetet e ndryshme e që nuk tatimohen, t’i deklarojnë ato të ardhura përmes plotësimit të një formulari.
Në të kundërtën, ndëshkimet për mosdeklarim janë të njëjta edhe për individin sikur për bizneset.
Sipas Ligjit, nëse një qytetar realizon fitim 10 mijë euro në vit, do të paguajë tatim rreth 1 mijë euro.
Po ashtu, qytetarët që mund të kenë fitim 100 mijë euro brenda një viti, janë të obliguar të paguajnë tatim rreth 10 mijë euro.