Murati: Qeveria nuk ka përjashtuar ndonjë kategori nga subvencionet

19.12.2023

Hekuran Murati, Ministër i Financave dhe Transferve, Hekuran Murati, ka mohuar raportimet se Qeveria e Kosovës ka përjashtuar kategoritë e dala nga lufta nga subvencionimi i energjisë elektrike. Murati, në një postim në Facebook, ka thënë se me programin e ri synojnë zgjerimin e listës së familjeve që do të mbështeten  në bazë të ardhurave. […]

Murati: Qeveria nuk ka përjashtuar ndonjë kategori nga subvencionet Foto: Hekuran Murati / Ministria e Financave - Republika e Kosovës / Facebook

Hekuran Murati, Ministër i Financave dhe Transferve, Hekuran Murati, ka mohuar raportimet se Qeveria e Kosovës ka përjashtuar kategoritë e dala nga lufta nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Murati, në një postim në Facebook, ka thënë se me programin e ri synojnë zgjerimin e listës së familjeve që do të mbështeten  në bazë të ardhurave.

“Përkundrazi, me programin e ri synimi është që të zgjerohet lista e familjeve që mbështeten, si dhe subvencionimi të jetë në bazë të të ardhurave, pra sa më pak të ardhura, aq më i lartë subvencionimi. Programi i ri është në fazën e pilotimit, dhe kemi paraparë edhe një fazë/grup aplikimesh ku pritet të trajtohen sfidat që kemi hasur gjatë fazës/grupit të parë”, shkruan Murati.

Ai thotë se si Ministri, ka lëshuar komunikata me sqarimet e nevojshme, por, se sa u është dhënë jehonë nga disa prej mediave, është për t’u diskutuar.

“Pikërisht për këtë e kishte fjalën Kryeministri para ca ditësh kur tha se masat dhe veprimet e Qeverisë nuk po përçohen si informata tek qytetarët nga disa media. Një tjetër argument i thënë në këtë lajm e që nuk qëndron ishte se invalidët e luftës përjashtohen me automatizëm sepse pensioni i tyre është së paku 225 euro, dhe kësisoj e tejkalojnë nivelin e përcaktuar prej 150 euro për kualifikim”, shkruan pos tjerash.