Murati për Trustin: Me pagë minimale punëtorët munden me i pasë 100 euro, 30% i bie 30€ me këto masa po doni me i ndihmu familjet

26.05.2022

Ministri Murati ka thënë se studentët, familjet me asistencë sociale e pensionistët kanë zero para në Trust, prandaj miratimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti s’ju ndihmon këtyre familjeve. “Sa kanë trust familjet në asistencë sociale, zero, sa kanë trust studentët zero, sa kanë trust pensionistët zero, sa kanë trust ata që paguhen me pagë […]

Murati për Trustin: Me pagë minimale punëtorët munden me i pasë 100 euro, 30% i bie 30€ me këto masa po doni me i ndihmu familjet Foto: Ilustrim

Ministri Murati ka thënë se studentët, familjet me asistencë sociale e pensionistët kanë zero para në Trust, prandaj miratimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti s’ju ndihmon këtyre familjeve.

“Sa kanë trust familjet në asistencë sociale, zero, sa kanë trust studentët zero, sa kanë trust pensionistët zero, sa kanë trust ata që paguhen me pagë minimale, mundem me i pasë 100 euro, që 30% i bie 30 euro me këto masa po doni me i ndihmu këto familje”, tha Murati në fjalën e tij.

Po ashtu, i pari i ministrisë së Financave ka kritikuar opozitën se nuk e kanë përkrahur marrëveshjen me Bankën Botërore për zgjerimin e skemës sociale.

“Në krizë inflacionare të tillë cka duhet të bëhet është që t’i mbështesë ata që kanë nevojë më së shumti, e që janë rastet sociale, qeveria për tërë vitin kemi rritë buxhetin për mbështetje ndaj këtyre familjeve dhe kemi dizajnuar skemën që familjet që kanë më shumë fëmijë të përfitojnë më shumë.

Ne kemi sjellë marrëveshjen me Bankën Botërore që zgjeron skemën sociale, por ju s’po e votoni”, tha ai.