Murati: Nga sot hyn në fuqi projekti i subvencionimit të punësimit për familjet e papuna

18.07.2022

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një konference për media. Ai ka shtuar se ky program ishte njëri nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) para se të vinte në pushtet, duke thënë se një gjë e tillë do të realizohet përmes bizneseve, qeverisë dhe qytetarëve. Murati ka thënë se nuk […]

Murati: Nga sot hyn në fuqi projekti i subvencionimit të punësimit për familjet e papuna Foto: Ilustrim

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një konference për media.

Ai ka shtuar se ky program ishte njëri nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) para se të vinte në pushtet, duke thënë se një gjë e tillë do të realizohet përmes bizneseve, qeverisë dhe qytetarëve.

Murati ka thënë se nuk është se ka qenë e lehtë gjatë këtyre dy viteve të fundit, kemi pasur kriza në vazhdim, pandemia, energjia elektrike dhe pas këtyre lufta në Ukrainë ku si pasojë erdhi kriza e inflacionit.

“Kemi një masë të re sa i përket punësimit, për punësimin e mbajtësve të familjes për ato familje që nuk kanë asnjë të punësuar. Nuk është se ka qenë e lehtë gjatë këtyre dy viteve të fundit, kemi pasur kriza në vazhdim, pandemia, energjia elektrike dhe pas këtyre lufta në Ukrainë ku si pasojë erdhi kriza e inflacionit”.

“Jemi munduar të marrim masa të nevojshme, e kemi shpalosur Pakon e Ringjalljes, i kemi mbështetur pensionistët, studentët, të punësuarit, familjet në asistencë sociale, ata që kemi menduar se kanë nevojë të mbështeten. Për pagën minimale e kemi dorëzuar ligjin në Kuvend,po ashtu kemi menduar edhe për reformën e familjeve në skema sociale”.

Po ashtu, ai ka shtuar se kjo masë e Qeverisë për Familjet do të ju mundësojë bizneseve që janë të interesuara të punësojnë mbajtës të familjeve, ata do t’i mbështesin me 70% të pagës bruto apo deri maksimumi subvencionim 300 euro.

“Pos këtyre, e kemi edhe Masën Qeveria për Familjet kjo do të ju mundësojë bizneseve që janë të interesuara të punësojnë mbajtës të familjeve, ata do t’i mbështesim me 70 përqind të pagës bruto, deri maksimumi subvencionim 300 euro”.

“Bizneset që duan të punësojnë mbajtës të familjes duhet të shkojnë tek zyrat e Agjencisë së Punës dhe t’i shfaqin  kërkesat e tyre,  po ashtu edhe të interesuarit për punësim duhet të vijnë në zyrat e Agjencisë së Punës”,ka thënë Murati.