Murati: Ministria e Financave nuk është duke bllokuar të hyrat e komunave

04.05.2023

Pas kushtëzimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për votimin e pikave të rendit të ditës me zhbllokimin me të hyrave vetanake të komunave, ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati. Ai ka thënë se Ministria e Financave nuk është duke bllokuar të hyrat vetanake komunale. Murati më tej tha se problemi qëndron në një amendamentim […]

Murati: Ministria e Financave nuk është duke bllokuar të hyrat e komunave Foto: Ilustrim

Pas kushtëzimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për votimin e pikave të rendit të ditës me zhbllokimin me të hyrave vetanake të komunave, ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se Ministria e Financave nuk është duke bllokuar të hyrat vetanake komunale.

Murati më tej tha se problemi qëndron në një amendamentim të Grupit parlamentar të LDK-së, për të cilën tha se do ta korrigjoj nëse i kërkohet nga LDK-ja.

“…As që bëhet fjalë për bllokim të fondeve të komunave… çka është problemi ka qenë një amendamentim i grupit parlamentar të juaj, për të cilin unë e kam sqaru se nëse kërkohet, sepse amandamenti që keni ba ju është gabim, e nëse kërkohet nga Grupi Parlamentar i LDK-së që ta korrigjoj unë si ministër atë gabim që e keni ba ju, unë e bëj. Mirëpo, duhet të vijë kërkesa nga ju”, ka thënë Murati.