Murati: Kurti është i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhjen e Presidentit

13.02.2026

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se pas votimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, do t’i vie radha diskutimeve të kryeministrit Albin Kurti me subjektet politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit/es të re.

Murati: Kurti është i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhjen e Presidentit Foto: Ilustrim

“Sa i përket çështjes së presidentit, kryeministri gjatë mbledhjes së djeshme e potencoi që pasi të mbyllën tre hapat emergjent, pra njëri nga ta pikërisht miratimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë afat skadence, ai është i gatshëm të ulet me subjektet e tjera politike në Kuvend dhe të diskutoj se si të gjendet zgjidhje për të ecur tutje”, ka thënë Murati.

Pas çështjes së formimit të legjislaturës së dhjetë, miratimit të djeshëm të tre pikave të rendit të ditës dhe seancës që pritet të mbahet sot në Kuvend për votimin e buxhetit e marrëveshjeve ndërkombëtare, hapi tjetër që pritet në skenën politike vendore është edhe dakordanca e partive politike për emrin e presidentit/es.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More