Murati: Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare

para 9 dite

Pas dështimit për herën e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, i cili ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për shkelje të Kushtetutës gjatë procesit parlamentar.

Murati: Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare

Murati i ka cilësuar deklarimet e partive opozitare si të pabazuara dhe shpifje, duke theksuar se rendi i ditës nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe se procedurat janë zhvilluar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare dhe shkelja e Kushtetutës në vazhdimësi”, ka deklaruar Murati.

Ai ka sqaruar se në seancë është diskutuar pika e tretë e rendit të ditës, që ka të bëjë me votimin për kryetarin e Kuvendit, dhe ka theksuar se kryesuesi i seancës e ka bërë të qartë se nuk ka pasur asnjë devijim apo ndërhyrje në rendin e përcaktuar.

“Pretendimet për shkelje janë të pavërteta dhe përbëjnë një tentim për të uzurpuar foltoren”, ka shtuar ai.

Deklarata e Muratit vjen në një kohë tensioni të lartë politik, me partitë opozitare që vazhdojnë të kontestojnë procesin dhe të kërkojnë transparencë në hapat institucionalë që po ndërmerren në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Etiketat

Ofertat e fundit