Mungesa e xhirollogarive, lë shumë fëmijë pa shtesa

22.03.2022

E kjo si shkak i gjetjes së bankave me mirëmbajtjen më të lirë të xhirollogarive, ka bërë që disa prindër të humbin kohë deri në hapjen e xhirollogarisë, kështu duke pësuar edhe humbje të përfitimit të shtesave për fëmijë. Që nga fillimi i ndarjes së shtesave e deri tani, këto shtesa i gëzojnë mbi 142 […]

Mungesa e xhirollogarive, lë shumë fëmijë pa shtesa Foto: Ilustrim

E kjo si shkak i gjetjes së bankave me mirëmbajtjen më të lirë të xhirollogarive, ka bërë që disa prindër të humbin kohë deri në hapjen e xhirollogarisë, kështu duke pësuar edhe humbje të përfitimit të shtesave për fëmijë.

Që nga fillimi i ndarjes së shtesave e deri tani, këto shtesa i gëzojnë mbi 142 mijë fëmijë dhe mbi 11 mijë lehona.

Nga muaji gusht, qeveria ka nisur me ndarjen e shtesave për fëmijë, 20 euro për ata nën 2 vjeç dhe nga 10 euro për ata që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2015 e tutje.

Një qytetare, thotë se ka aplikuar për vajzat e saj, që kanë lindur njëra në korrik 2016 dhe tjetra në dhjetor 2019. Ajo thotë se vajzave të saj u takojnë shtesat nga 10 euro, por siç thotë ajo, në konton e saj për 4 muaj për të dy vajzat i ka marrë vetëm 33 euro.

Një problem tjetër është marrja në mënyrë retroaktive e shtesave të fëmijëve. Një qytetare ka lindur djalin e saj në tetor të vitit 2021 dhe me ligj i takojnë shtesat në vlerë prej 20 euro. Por për mungesë të xhirollogarisë dhe problemeve me platformën elektronike, e-Kosova, ajo ka arritur që të aplikojë tani, ndërkohë që përftimi për muajt paraprak i shkon dëm.

Mbi 142 mijë fëmijë, të lindur në periudhën 2015-2022 janë përfitues të shtesave për fëmijë, dhe mbi 11 mijë lehona. Antoneta Azemi, zyrtare për media në Ministrinë e Financave, thotë për Radio Kosovën se në disa raste kur përfituesit kanë pasur probleme me xhirollogarinë, mjetet janë kthyer në thesar.