Mungesa e ndriçimit nëpër autostrada – Durmishi i bindur se kjo do të përfundojë në fund të janarit

  • 16.01.2022
Mungesa e ndriçimit nëpër autostrada – Durmishi i bindur se kjo do të përfundojë në fund të janarit

Kësisoj, nga Ministria e Infrastrukturës, kanë njoftuar se kontrata për këtë çështje është një procedurë të prokurimit.

Zëvendësministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, ka thënë se një kontratë e tillë nuk ka pas që nga viti 2017, teksa shpreson që me nënshkrimin e një të tillë, ndriçimi të përfundojë në fund të janarit të vitit 2022.  


“Kontrata e sinjalistikës dhe e ndriçimit është në procedurë të prokurimit, dje është bërë hapja e ofertave tani është vetëm procedura e vlerësimit të ofertave në mënyrë që të shpallen kompanitë fituese. Prej vitit 2017 një pjesë e madhe e territorit të Kosovës nuk ka qenë i mbuluar me kontrata për sinjalistikë dhe ndriçim dhe pra më shumë se katër vite nuk ka pas kontratë aktive”. 

“Mandej këto probleme kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur dhe ne menjëherë kemi filluar procedurën sepse lënda ka qenë në OSHP deri sa kanë përfunduar ato procedurat ligjore në mënyrë që me na u hap rruga për të lidhur kontrata të reja.

Tani jemi ka fundi i procesit dhe besoj që gjatë janarit veç do ti kemi kontratat e nënshkruara”, ka thënë ai.

Ndërkaq hapësirat për reklamime nëpër autostrada, sipas Durmishit kjo çështje ka një masë të përkohshme nga gjykata. 

“Çështja e hapësirave reklamuese është një problem tjetër, domethënë të cilin e kemi trashëguar një kontratë me një kompani e cila ka një masë të përkohshme prej gjykatës që ne nuk po mundemi të intervenojmë”. 

“Tani ne e kemi ankimuar atë vendim të gjykatës jemi duke pritur përgjigje nga Gjykata në mënyrë që të mos e lejojmë këtë gjendje e cila është me reklama nëpër rrugë, nëpër auto-udhë po edhe në rrugë të tjera që i takojnë nivelit të ministrisë”, u shpreh ai për EO.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë