Mungesa e energjisë elektrike, KEDS njofton se janë duke punuar ta rikthejnë furnizimin

05.08.2021

Erërat e forta që kanë mbizotëruar sot në vendin tonë kanë shkaktuar dëme edhe në pjesën e furnizimit me energji elektrike në shumë qytete të Kosovës, përfshirë këtu edhe Suharekën. Sipas KEDS-it deri në këto çaste, ekipet e tyre të terrenit kanë arritur në kohë rekorde të sanojnë pjesën dërrmuese të avarive në zonat e […]

Mungesa e energjisë elektrike, KEDS njofton se janë duke punuar ta rikthejnë furnizimin Foto: Ilustrim

Erërat e forta që kanë mbizotëruar sot në vendin tonë kanë shkaktuar dëme edhe në pjesën e furnizimit me energji elektrike në shumë qytete të Kosovës, përfshirë këtu edhe Suharekën.

Sipas KEDS-it deri në këto çaste, ekipet e tyre të terrenit kanë arritur në kohë rekorde të sanojnë pjesën dërrmuese të avarive në zonat e afektuara ndërkaq po punojnë që edhe në pjesën tjetër të mbetur të rikthejnë furnizim me energji elektrike.

Ekipet e tyre edhe në këto momente po vazhdojnë sanimin e avarive në rrjet në zonat e afektuara nga stuhia e erës.

Me të gjitha makineritë në dispozicion, ekipet po bëjnë të pamundurën që sa më parë të rikthejnë furnizimin me energji tek të gjithë konsumatorët.