“Mungesa e Bordit të OShP-së – shkaktari kryesor për përqindjen e ulët të investimeve kapitale”

05.08.2022

Si rezultat që nga data 31 mars 2021, nuk do të mund të shqyrtohen ankesat e operatorëve ekonomik ndaj vendimeve të autoriteteve kontraktuese në lidhje me aktivitetet e prokurimit.  Për rënien e ulët të investimeve kapitale në vendin tonë, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi e ka lënë fajtore mungesën e […]

“Mungesa e Bordit të OShP-së – shkaktari kryesor për përqindjen e ulët të investimeve kapitale” Foto: Ilustrim

Si rezultat që nga data 31 mars 2021, nuk do të mund të shqyrtohen ankesat e operatorëve ekonomik ndaj vendimeve të autoriteteve kontraktuese në lidhje me aktivitetet e prokurimit. 

Për rënien e ulët të investimeve kapitale në vendin tonë, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi e ka lënë fajtore mungesën e funksionalizimit të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Ibrahimi ka theksuar se si pasojë e mungesë së bordit të OSHP-së ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, pasi që vetëm 11 për qind (%) e mjeteve janë investuar në projekte kapitale.

Ai shtoi se problemet kryesore janë mosfunksionalizimi i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), të cilat janë identifikuara nga kryetarët e komunave, sepse aty janë deponuar shumë ankesa nga operatorët ekonomik privat dhe këto ankesa nuk ka pasur kush t’i shqyrtojë

“Është për keqardhje që vetëm 11 për qind e mjeteve financiare janë investuar në investime kapitale. Komunat kanë shprehur keqardhje për këtë përqindje kaq të ulët, problemet kryesore janë mosfunksionalizimi i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), të cilat janë identifikuara nga kryetarët e komunave, sepse aty janë deponuar shumë ankesa nga operatorët ekonomik privat dhe këto ankesa nuk ka pasur kush t’i shqyrtojë, pra faji është ekskluzivisht i nivelit qendror për mosfunksionalizimin e bordit të OSHP-së, shumë projekte dhe investime do të përmirësonin jetën e qytetarit nuk ka ndodhur”, tha ai për EkonomiaOnline, teksa pret që ky bord të funksionalizohet sa më parë pasi janë përzgjedhur nga Kuvendi i Kosovës

Po ashtu, Ibrahimi ka theksuar se edhe rritja e çmimeve në vendin tonë, ka bërë që t’iu pamundësohet operatorëve ekonomik që t’i nisin projektet e parapara.

“Rritja e çmimeve është problem tjetër. Kemi pas takime me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Aleancën Kosovare të Bizneseve, i kemi dëgjuar hallin e këtyre komuniteteve dhe me këto çmime të cilat kanë qenë të parapara, operatorët ekonomik po hezitojnë të fillojnë zbatimin e tyre.

Në përgjithësi mund të themi se Qeveria është fajtorja kryesore përse është kjo përqindje kaq e ulët në investime kapitale”, thotë Ibrahimi.