Ndihmë Shembull, Muharremaj nisë kontigjentin e zjarrfikësve për Shqipëri

Sot në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri ka ndodhur një termet i fuqishëm, ku edhe ka shkaktuar dëme të mëdha si dhe viktima e persona të lënduar ndërsa Policia e Kosovës njëashtu edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë nisur në drejtim të Shqipërisë, për t’iu asistuar njësiteve emergjente të cilat janë të inkuadruara në operacionin e kërkim-shpëtimit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm në disa lokacione të Shqipërisë.

Po ashtu sot në drejtim të Shqipërisë është nisur edhe një kontigjent i zjarrfikësave nga Komuna e Suharekës për t’iu dalur në ndihmë këtyre njësiteve emergjente, do të jenë në shërbim të autoriteteve të Shqipërisë dhe sipas nevojës emergjente do të operojnë në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara.

LEXO EDHE:  Implementimi i pagesës prej 170€ është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit

Zjarrfikësat e Komunës së Suharekës kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të vejë në funksion të gjitha kapacitetet e tyre, në përkrahje dhe mbështetje të autoriteteve të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj, të prekur nga tërmeti i mëngjesit të sotëm.

Muharremaj tha se: “Tërmeti që ka ndodhur dje në Shqipëri jemi ktu bashkë me komandat e Policisë, numri i viktimave ka shkuar deri në rreth 15 dhe e kemi obligim që t’iu dalim në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë me krejt ato mundësi që i kemi”.