Muharremaj u kërkon bizneseve rritjen e pagave të punëtorëve

17.04.2019

Në takimin me 48 bizneset si parapaguesit e parë që kanë përfunduar pagesën ndaj obligimeve komunale, kryetari Muharremaj ka diskutuar edhe dukurinë e emigrimit të të rinjëve. Gjatë takimit të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me përfaqësues të bizneseve që operojnë Suharekë ka kërkuar nga këta të fundit që krijojnë kushte për hapjen […]

Muharremaj u kërkon bizneseve rritjen e pagave të punëtorëve Foto: Ilustrim

Në takimin me 48 bizneset si parapaguesit e parë që kanë përfunduar pagesën ndaj obligimeve komunale, kryetari Muharremaj ka diskutuar edhe dukurinë e emigrimit të të rinjëve.

Gjatë takimit të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me përfaqësues të bizneseve që operojnë Suharekë ka kërkuar nga këta të fundit që krijojnë kushte për hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave për të punësuarit aktual.

Më tutje kryetari theksoi se Suhareka ka shumë të diplomuar që nuk kanë mardhënie pune dhe se do të ketë mungesë të punëtorëve në rast se nuk punohet në përmirësimin e kushteve dhe pagave.