Muharremaj u bën thirrje qytetarëve të Suharekës të mos përdorin armë gjatë ahengjeve familjare

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit regjional të policisë nga Prizreni, me drejtorin rajonal kolonel Faton Alija dhe nga stafi nënkolonel Musli Kololli dhe toger Shaban Osmanollaj.

Muharremaj ka bërë më dije se është informuar se janë shtuar masat e sigurisë dhe sipas statistikave ka rënie të dukurive negative.

“Kam ofruar bashkëpunim në kuadër të suazave ligjore, si në mbrojtjen e pyjeve, lirimin e parkingjeve dhe të hapësirave publike. Po ashtu, jam njoftuar se ka masa të sigurisë edhe në ahengje familjare, të cilat janë të shumta në këtë sezon, dhe apelohet që qytetarët të mos përdorin armët gjatë festave. I ftoj të gjithë që të respektohet rendi dhe ligji. Bashkë mund ta bëjmë vendin tonë më të sigurt”, ka thënë kryetari Muharremaj pas takimit.

RAPORTO