Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar lidhur me thirrjen e kryeministrit tashmë të dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Si Kryetar i Komunës së Therandës e poashtu edhe si Kryetar i Degës së AAK-së, në emër të qytetarëve të Therandës i japim mbështetjen e plotë 100 %, për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Ai ka mbrojtur dhe po mbron sovranitetin dhe integritetin e vendit, duke e mbrojtur nga secili kompromis e pazar i cili do ta dëmtonte vendin.Jemi me ty ! ka njoftuar zyra e kryetarit Bali Muharremaj.