Herolind Bytyçi
28.03.2019, 21:30

Muharremaj: Të papunëve të lojërave të fatit do të ju gjejë punë

I ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini ku është debatuar lidhur me mbylljen e lojërave të fatit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është deklaruar se e ka mirëpritur mbylljen e lojërave të fatit.

Ndër tjerash kryetari Muharremaj ka deklaruar se në shumë fshatra të Suharekës kanë operuar biznese të lojërave të fatit në mënyrë ilegale.

Së shpejti Komuna e Suharekës do të bëjë të pamundurën që personave të cilët deri tani kanë punuar në lojëra të fatit, do të ju sigurojë vende të reja të punës.

Gjithashtu Muharremaj ka theksuar se peticioni është vullnet i qytetarëve të Komunës së Suharekës dhe askush nuk është imponuar që ta nënshkruajë.

Në anën tjetër kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, Istref Veliu, ka thënë se polici që ka vrarë punëtorin e kazino-s në Suharekë ka qenë militant i AAK-së.

“Ky zyrtar policor sipas deputetit Nait Hasani, ka qenë i afërm i juaji [bali Muharremajt, kryetar i Suharekës], i cili ju ka mbështet edhe gjatë fushatës. Kam informacioni prej anëtarëve të shoqatës që ai ka qenë një militant i zoti që ka mbështet AAK-në gjatë fushatës”, tha Veliu.