Kontrata për ndërtimin e shtëpisë së Kulturës në Suharekë ishte bërë më 17 tetor 2017, mes ish-kryetarit Sali Asllanaj dhe operatorëve ekonomikë “NNSH A&B Construction dhe NNT ABC”.

Kryetari i atëhershëm i komunës së Suharekës z. Sali asllanaj kishte nënshkruar kontratën për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi” me grupin e Operatorëve Ekonomik NNSH A&B CONSTRUCTION & NNT ABC me seli në Suharekë.

E gjatë ditës së sotme zyra e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se është shkëputur kontrata për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi”, si rezultat i mosrespektimit së afateve kohore nga ana e operatorit ekonomik dhe shkeljeve të kushteve të kontrates, si dhe mosrespektimit të projektit.

Përkundër insistimit të Komunës së Suharekës, që ky projekt të realizohet, operatori ekonomik nuk ka treguar gadishmëri ti përfundoj punimet sipas kërkesave të autoritetit kontraktues dhe kontratës.

Komuna do të ndërmerr të gjitha masat ligjore dhe do të vazhdoj me procedurat e reja për këtë projekt, në mënyrë i njejti të realizohet në afatin sa më të shpejt të mundshëm.

Jam i vendosur me sinqeritetin më të madh, që ky projekt të realizohet dhe për këtë ju garantoj me angazhimin dhe vullnetin tim.