Herolind Bytyçi
11.07.2019, 14:00

Muharremaj pajtohet me LVV, i pakënaqur me punimet e kompanive në terren

Ditën e mërkurë Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë përmes një njoftimi ka reaguar lidhur me cilësinë e punimeve në Komunën e Suharekës konkretisht në fshatin Samadrexhë.

Në reagimin e tyre thuhet se ende pa kaluar një vit i plotë, në rrugën “Avni Hodaj” asfallti është dëmtuar në këtë masë, ky dëmtim i mënjëhershëm dëshmon punën e cilësisë së dobët që është bërë. Shumë shpejtë kjo rrugë rrezikohet të dëmtohet në tërësi.

Me gjasë, para publike do të shpenzohën përsëri për këtë rrugë, duke u hapur përsëri një procedurë tenderuese, tash jo për ndërtim por për rregullim.

Për këtë gjatë ditës së sotme redaksia e SuhareakOnline ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Enver Shabani. Në përgjigjen e tij Shabani ka theksuar se rruga në Samadrexhë ka qenë projekt i ministrisë dhe se punimet e realizuara kanë garancion 1 vjeçar dhe se normal kjo nuk do të pranohet deri sa të rregullohet.

LEXO PO ASHTU:  Lansohet fushata për siguri në rrugë

Edhe gjatë ditës së sotme LVV ka reaguar lidhur me punimet e rrugës “Qeshmja e Cufës” lidhur me cilësinë e punimeve ku sipas tyre asnjëra punë nuk është bërë siç duhet. Sipas kontratës parashihej që të bëheshin punët e dheut, të përgatitej mbistruktura e rrugës dhe të shtrohej asfalt 8cm.

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.

I menjëhershëm ka qenë edhe kontrollimi i kësaj rruge nga ana e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili është pajtuar me reagimin e LVV-së duke i vlerësuar punimet të papranueshme. Rruga “Qeshmja e Cufës” në Samadrexhë nuk është rregulluar sipas paramasës. Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon. Kjo punë nuk pranohet.Verifikimi i punëve në teren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime.