Muharremaj mbjellë 105 pisha, sfidon kryetarin e Lipjanit!

Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, drejtori i Shërbimeve Publike z.Enver Shabani, zyrtar të kësaj drejtorie dhe banorë të fshatit Reçan, kanë mbjellur sot 105 pisha.

I shoqëruar nga veteranë të luftës, invalid, mësimdhënës, mjekë, nxënës, përfaqësues të komuniteteve fetare, Bali Muharremaj ka mbjellur 105 pisha përreth lumit të fshatit dhe kanë krijuar hapësira gjelbëruese në këtë fshat.

Këtij aksioni ju kanë bashkangjitur edhe qytetarë të moshave të ndryshme nga fëmijtë e fshatit e deri te pleqtë e moshuar të cilët gjetën vullnetin të mbajn në duart e tyre lopatat dhe pishat që u mbollën.

Kryetari Muharremaj ka sfiduar kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.