Muharremaj: Kërkon mbylljen e KAZINOVE në Komunën e Suharekës

18.03.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot ka dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe poashtu ka kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit. Në emër të qytetarëve te Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha […]

Muharremaj: Kërkon mbylljen e KAZINOVE në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot ka dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe poashtu ka kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit.

Në emër të qytetarëve te Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës.

Si Kryetar i Komunës së Suharekës do të jem afër qytetarëve, që për aq sa më mundëson ligji që të jem në mbrojtjen e interesave tuaja.

Kjo urdhëresë e kryetarit ka ardhur pas rastit të ditës së Dielë ku një 35 vjeqar mbeti vdekur në kazinon ku punonte.