Muharremaj kërkon cilësi maksimale në shërbime publike

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, sot ka takuar drejtorin dhe zyrtarët e drejtorisë së Shërbimeve Publike , për tu informuar lidhur me punët që po kryhen në terren.

Kryetari ka kërkuar që të mbikëqyrën punët dhe në çdo projekt të ketë cilësi maksimale në punë, dhe të kenë kujdes që çdo punë të kryhet ashtu siç e parasheh kontrata.

Të mos ketë vonesa gjatë kryerjës së punimeve dhe ato të jenë sa më cilësore. Inxhinierët kanë raportuar para kryetarit se janë në terren vazhdimisht dhe se po vazhdojnë të jenë aktiv në realizimin e projekteve në tërë territorin e komunës së Suharekës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.