Herolind Bytyçi
31.03.2019, 13:17

Muharremaj: “Indriti nuk është vetëm i Kavajës, por edhe i Suharekës ”

Komuna e Suharekës dhe Bashkia e Kavajës e Republikës së Shqipërisë, së bashku sot e kanë përkujtuar birin e tyre, luftëtarin e lirisë, dëshmorin e kombit Indrit Cara – Ushtar Kavaja.

Në Akademinë përkujtimore, kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, duke e ngritur lartë heroizmin e Ushtar Kavajës në mes tjerash ka thënë se: “Indriti nuk është vetëm i Kavajës, por edhe i Therandës, fal luftës së Indritit dhe shokëve të tij, ne sot frymojmë më lirshëm, andaj ju jemi mirënjohës për këtë”.

Ndërsa kryetari I Bashkisë së Kavajës, z Isa Sakja, ka shtuar se: “unë besojë se Indrit Cara, deshi që të vendos një urë miqësie dhe dashurie midis Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti në mes Suharekës dhe Kavajës. “
Në emër të Këshillit Bashkiak të Kavajës, ka fol Ramazan Cara, kryetar i Këshillit.

Me nga një fjalë rasti kanë fol edhe zvkryeministri i Kosovës z. Enver Hoxhaj, pastaj deputeti i Parlamentit të Kosovës dhe ish Komandant në UÇK, z.Blerim Kuçi, gjenerali i FSK-së, Gëzim Hazrolli. Në emër të familjarëve Akademinë e ka përshëndetur dhe ka falenderuar organizatorët babi I dëshmorit Lulzim Cara

Pas pjesës foljore është shfaqur një program i përbashkë kulturo-artistik, ndërsa më pastaj kryetari Muharremaj dhe kryetari Sakja kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule të freskëta te lapidary I dëshmorit në Gallushë të Semetishtit