Muharremaj i reagon PDK-së me fakte

Gjatë ditës PDK dega në Suharekë ka reaguar se si Let’s Do It Kosova ka dhuruar 500 kontejnerë dhe 500 shporta për mbeturina për komunat që janë angazhuar më së shumti në aksionin e pastrimit të ambientit.

Nga ky donacion nuk ka përfituar Komuna e Therandës, edhe pse pushteti lokal krenohej se komuna jonë “është lidere në këtë drejtim” .
Nëse organizata që është marrë me atë kampanjë nuk e ka përfshirë Therandën në këtë donacion,do të thotë se realiteti nuk është ai siq e reklamon pushteti lokal i Therandës.

Ambienti nuk mbahet i pastër vetëm me publikime fotografishë në facebook dhe duke iu hedhur hi syve popullit kinse pushteti komunal i Therandës ka punuar më së shumti në këtë drejtim dhe me krekosje të tepruar.

E në anën tjetër ka reaguar edhe Kryetari Muharremaj i cili në reagimin e tij thotë: Sapo e lexova një reagim nga PDK, ku ndër të tjera shkruan, se nga organizata “Let’s Do It Kosova” që është marrë me kampanjën e pastrimit, nuk e ka përfshirë Therandën në donacion që ka dhuruar sot 500 kontejnerë dhe 500 shporta për mbeturina për komunat që janë angazhuar më së shumti në aksionin e pastrimit të ambientit.

Ju kujtoj se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me organizatën “Let’s Do It Kosova”, kanë ndarë grantin prej 1.2 milion euro për komunat fituese të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili kishte zgjatur tre muaj.

Përfitues të këtij granti kanë qenë dhjetë komuna të Kosovë ku me nga 150 mijë euro janë shpërblyer Ferizaj, Gjakova, Kamenica dhe Vushtrria, ndërsa me nga 100 mijë euro Drenasi, Gjilani, Prishtina, Obiliqi, Suhareka dhe Vitia.

Pra, Suhareka ka përfituar grantin prej 100.000 euro, të cilin do ta realizojmë shumë shpejtë. Pse jo, do t’ju ftoj edhe ju në atë aktivitet, siç ka ndodhë gjithmonë që bashkë të punojmë pa dallime për Komunën tonë.

Për sqarim, planifikohej kontejner dhe shporta për komunat: Junik, Han Elezit, Podujevë, Istog, Skenderaj, Malishevë, Pejë, Rahovec, Lipjan, Shtime, Deçan, Prizren e Mitrovicë.

Pra, SUHAREKA ka përfituar grantin prej 100.000.00 euro, dhe jo kontejner dhe shporta.

Unë mirëpres, kritika, këshilla, vërejtje e sygjerime nga secili subjekt politik apo edhe nga qytetarët, por duhet ta sqarojmë të vërtetën për opinionin.

Më poshtë, për korrektësi me fotografi po prezentoj reagimin tuaj, fotografinë e grantit të përfituar dhe gjithashtu një link nga një media e cila ka raportuar mbi ngjarjen.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.