Muharremaj i “përgjigjet” sfidës së Bashkim Ndrecajt!

Gjatë mbledhjes së rregullt të asamblesë komunale asambleisti i LDK-së, Bashkim Ndrecaj ka ngritur tema të ndryshme në fjalimin e tij.

Ndër to ka qenë edhe sfida që i ka bërë kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për mbylljen e gropave në qytet duke i thënë që ta pranojë sfidën.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit Muharremaj duke i kërkuar Ndrecajt që ta rregullojë ndriçimin publik në Shirokë në Zonën Industriale për të cilin është paguar që 3 vite.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.