Muharremaj i gatshëm për ta strehuar të moshuarën nga Peja në shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc të Suharekës

03.11.2022

Gjatë ditës së mërkurë në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” një infermiere A.P ka sulmuar fizikisht një të moshuar e cila kishte një vit që banonte aty. E gjithë kjo është bërë e ditur nga publikimi i një video në rrjetet sociale ku shihet se e dyshuara ka sulmuar fizikisht të moshuar në prani të […]

Gjatë ditës së mërkurë në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” një infermiere A.P ka sulmuar fizikisht një të moshuar e cila kishte një vit që banonte aty.

E gjithë kjo është bërë e ditur nga publikimi i një video në rrjetet sociale ku shihet se e dyshuara ka sulmuar fizikisht të moshuar në prani të disa kolegeve të saj, shkruan SuharekaOnline.

E lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe shumë fytyra publike të cilët kanë deklaruar se rasti në fjalë është shokues për të gjithë pasi që e moshuara është edhe nënë e një dëshmori të luftës së fundit në Kosovë.

Për sulmin fizik në shtëpinë e të moshuarve ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili përmes një statusi në rrjetin e toij solcial në facebook ka thënë se ky rast i dhunës ndaj nënës së dëshmorit Taulant Nura i ka shqetësuar të gjithë.

Muharremaj poashtu ka deklaruar se është i gatshëm ta përkrahë të moshuarën duke i ofruar asaj strehim në shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc të Suharekës.

“Të gjithëve na shqetësoi rasti i keqtrajtimit dhe dhunës ndaj nënës së dëshmorit Taulant Nura.

Andaj e pakta që mund të bëjmë për te është ta ofrojmë përkrahjen dhe ndihmën tonë.

Sapo bisedova me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini (meqë ajo është nga Gjakova) dhe me Humanistin Halil Kastrati, që asaj ti ofrohet strehim dhe përkujdesje në Shtëpinë e të Moshuarve në komunën tonë.

Mbetet që vetëm familja të pajtohet me këtë dhe ne jemi të gatshëm ta mbështesim dhe ta trajtojmë ashtu siç e meriton.” ka shkruar Muharremaj në facebook.