Ai u shpreh se dëshmorët nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës, por një frymëzim i gjallë për çdo hap që bëhet sot drejt së ardhmes.
Muharremaj theksoi se liria është arritur me sakrificë dhe përkushtim, duke kujtuar se ajo nuk dhurohet, por fitohet.
Në fund të mesazhit të tij, ai bëri thirrje për nderim të përhershëm ndaj atyre që dhanë jetën për liri, duke përmbyllur me lavdi të përjetshme për dëshmorët e Vraniçit.