Herolind Bytyçi
04.04.2019, 16:10

Muharremaj: 150 nxënës kanë lënë shkollën për të ikur jashtë Kosovës!

Ka humbur shpresa se gjërat mund të ndryshohen. Prandaj, qytetari i Kosovës po adaptohet ose po ik nga vendi. Sistemi i vlerave ka rënë përtokë.

Në një intervistë për portalin SuharekaOnline kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar numrin e saktë të nxënësve të cilët kanë ndërprerë shkollën për të dalë në mërgim së bashku me familjet e tyre.

Sipas kryetarit Muharremaj fatkeqësisht ky është një trend që është në tërë Kosovën dhe njëkohësisht është përhapur edhe në Komunën e Suharekës.

Nga 150 nxënës që kanë ndërprerë shkollën për një jetë më të mirë sipas kryetarit prej tyre 12 nxënës janë nga fshati Samadraxhë, afër 70 nxënës nga shkollat e mesme të Suharekës dhe 75 nga shkollat tjera të Suharekës.

Ndër tjera Muharremaj tha se ky është një trend që praktikohet jo vetëm në Kosovë por edhe në Kroaci dhe Sloveni. Për të ndërprerë këtë trend kryetari thotë se duhet të ketë: sigurim shëndetësor, sigurim pensional dhe pension invalidor.