Muaji shkurt fillon me mot të vranët, temperaturat deri në -3 gradë
- 01.02.2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i vranët.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë 6 deri në 8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.
Në qytetin e Prizrenit temperaturat minimale do të jenë deri në -1 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 8 gradë.
