MTI lanson skemat e granteve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), lanson skemat e granteve:
1) Përkrahja e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese sipas kategorive Lot I, Lot II dhe Lot III
Përkrahja financiare e ofruar nga MINT/KIESA
Lot 1 – Ndërmarrjet mikro, të punësuar deri në 9 punëtorë mund të përfitojnë në vlerë maksimale deri në 20,000.00 €.
Lot 2 – Ndërmarrjet e vogla, të punësuar 10 deri 49 punëtorë mund të përfitojnë në vlerë maksimale deri në 35,000.00 €.
Lot 3 – Ndërmarrjet e mesme, të punësuar 50 deri 249 punëtorë mund të përfitojnë në vlerë maksimale deri në 50,000.00 €.
2) Skema e përkrahjes financiare të ndërmarrjeve për certifikim të produkteve
Përkrahja financiare e ofruar nga MINT/KIESA
1) Lot 1: Ndërmarrjet mikro mund të përfitojë në vlerë maksimale deri në 20,000 euro.
2) Lot 2 – Ndërmarrjet e vogla mund të përfitojë në vlerë maksimale deri në 20,000 euro,
3) Lot 3 – Ndërmarrjet e mesme punëtorë mund të përfitojë në vlerë maksimale deri në 20,000 euro.
3) Përkrahja e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për mbulimin e shpenzimeve të transformimit digjital
Përkrahja financiare e ofruar nga MINT/KIESA
1) Marketingu Digjital – Madhësia maksimale e Grantit: 2,500 €,
2) Burime Njerëzore përmes platformave të licencuara – Madhësia maksimale e Grantit: 2,000 €,
3) E- Tregtia / Platformat e Shitjes Online- Madhësia maksimale e grantit 3,500 €,
4) Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin (CRM) dhe Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjeve (ERP) – Madhësia maksimale e Grantit: 2,500 €,
5) Programe të ndryshme automatizimi dhe optimizimi – Madhësia maksimale e grantit 4,000 €.
Afati për aplikim: 19.04.2024
“Gentle Research Company” Sh.p.k. ju ndihmon ne perpilim te komplet dokumentacionit dhe ju asiston ne certifikim.