MSH’ja thotë se kontigjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca do të vijë së shpejti në Kosovë

26.03.2021 / Lajme
Kontigjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca shumë shpejt pritet të arrijë në Kosovë.
Kjo pasi që mekanizmi ndërkombëtar i krijuar nga Aleanca Globale e vaksinave GAVI, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj.
Nuk dihet ende dita se kur do të mbërrijnë, por sipas Zyrës për Media të MSh, thonë se kjo do të ndodhë shumë shpejt.
“GAVI ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë se vaksinat e para (Astra Zeneca) në kontingjent prej 24 mijë dozave do të arrijnë shumë shpejt. MSH-ja, sipas procedurave të aplikimit të përgatitur nga COVAX ka dorëzuar aplikacionin me të gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizëm dhe COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj, thuhet në përgjigjen e MSH-së për KP.
Ndërkaq, Sergy Koryak nga OBSH ditë më parë tha se vaksinat në Kosovë pritet të vijnë brenda tri javëve.
Të fundit
3 orë më parë / Lajme
Qeveria ndan 6 milionë euro për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID8 orë më parë / Lajme
Hoxhaj: 1 muaj qeverisje pa plan! Për ti luftuar dështimet Kurti po i përndjek mediat