MSH thotë se nuk ka rregulla të reja për diasporën dhe se vendimi për testin PCR është i para disa muajve

12.02.2021

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka sqaruar qytetarët se vendimi për diasporën për testin PCR për COVID-19, është marrë para disa muajsh, dhe nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket këtij vendimi. MSH përmes një reagimi thotë se shpreh keqardhjen e saj për manipulim në opinion nga individë të papërgjegjshëm. “Ministria e Shëndetësisë […]

MSH thotë se nuk ka rregulla të reja për diasporën dhe se vendimi për testin PCR është i para disa muajve Foto: A Ukrainian tourist walks in the arrival hall of the Internatioanal Boryspil airport outside Kiev after his plane landed from China on January 30, 2020. - The first out of four special flights will be held on January 30, 2020 in order to evacuate hundreds of Ukrainian tourists from China as a deadly coronavirus outbreak grows. With no regular flights between Ukraine and China, two Ukrainian airlines, SkyUp and Ukraine International Airlines, provide charter transportation for holidaymakers to the seaside resort of Sanya on the Hainan island, but they announced a suspension of transportation after the epidemic has killed more than 130 people and spread around the world. (Photo by Sergei SUPINSKY / AFP) (Photo by SERGEI SUPINSKY/AFP via Getty Images)

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka sqaruar qytetarët se vendimi për diasporën për testin PCR për COVID-19, është marrë para disa muajsh, dhe nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket këtij vendimi.

MSH përmes një reagimi thotë se shpreh keqardhjen e saj për manipulim në opinion nga individë të papërgjegjshëm.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen e saj për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjshëm dhe me qëllime të caktuara që po i bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat anticovid.

Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipuluar me diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për PCR teste me rastin e ardhjes në Kosovë.

Testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19”, thuhet në sqarim.

Ndryshe, qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.