MSH: Vaksinimi kundër COVID-19, njëra ndër mënyrat më efikase për t’u mbrojtur nga virusi

02.04.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se për të tretën ditë me radhë po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19 i profesionistëvë shëndetësor në Kosovë. MSh-ja ka thënë se mantelbardhët janë aseti kryesor që ka vendi ynë në luftën kundër koronavirusit dhe mbrojtja e tyre përmes vaksinimit fuqizon linjat e mbrojtjes kundër COVID-19. Po ashtu kjo ministri […]

MSH: Vaksinimi kundër COVID-19, njëra ndër mënyrat më efikase për t’u mbrojtur nga virusi Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se për të tretën ditë me radhë po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19 i profesionistëvë shëndetësor në Kosovë.

MSh-ja ka thënë se mantelbardhët janë aseti kryesor që ka vendi ynë në luftën kundër koronavirusit dhe mbrojtja e tyre përmes vaksinimit fuqizon linjat e mbrojtjes kundër COVID-19.

Po ashtu kjo ministri thotë se profesionistët shëndetësor duke u vaksinuar, po japin mesazh të duhur për vaksinimin kundër COVID-19 si njërën nga mënyrat efikase për t’u mbrojtur nga ky virus.

“Me shembullin personal duke u vaksinuar, profesionistët shëndetësor po japin mesazhin e rëndësishëm për vaksinimin si njërën nga mënyrat më efikase për t’u mbrojtur nga virusi për shkëputur zinxhirin e përhapjes së tij në mesin e komunitetit mjekësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë (MSh).