MSH thotë se dy javët pas marrjes së vaksinës janë kritike për imunitetin

30.08.2021

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dy javët pas marrjes së vaksinës anti-COVID janë kritike për imunitetin. Prandaj, kjo ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në dy javët pas marrjes së vaksinës. Gjithashtu, MSh-ja përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se vaksinimi është mjeti i vetëm mbrojtës nga COVID-19 si […]

MSH thotë se dy javët pas marrjes së vaksinës janë kritike për imunitetin Foto: Ilustrim

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dy javët pas marrjes së vaksinës anti-COVID janë kritike për imunitetin.

Prandaj, kjo ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në dy javët pas marrjes së vaksinës.

Gjithashtu, MSh-ja përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se vaksinimi është mjeti i vetëm mbrojtës nga COVID-19 si dhe variantet e tjera të këtij virusi.

“Mbrojeni veten plotësisht nga variantet e tjera të Covid-19 dhe veçanërisht nga Delta”, thuhet në njoftim.

“Dy javë nga marrja e dozës së dytë janë tejet të rëndësishme të fitoni imunitetin nga vaksina”, thuhet tutje.