MSh: Situata me COVID-19 mund të përkeqësohet nëse masat nuk zbatohen
Varianti i ri i COVID-19 i quajtur Omicron ka “pushtuar” disa vende të botës, por në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me këtë variant. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) nëse nuk respektohen masat anti-COVID si dhe nëse vaksinimi nuk bëhet në ritën të lartë, atëherë situata me pandeminë mund të përkeqësohet. […]
Varianti i ri i COVID-19 i quajtur Omicron ka “pushtuar” disa vende të botës, por në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me këtë variant.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) nëse nuk respektohen masat anti-COVID si dhe nëse vaksinimi nuk bëhet në ritën të lartë, atëherë situata me pandeminë mund të përkeqësohet.
Në një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhënë Telegrafit, thuhet se në mostrat e deritanishme nuk ka pasur raste të variantit Omicron, ndërkaq IKSHPK së bashku me MSH-në po analizojnë në vazhdimësi situatën me COVID-19, me qëllim që ajo të mos përkeqësohet.
“Për mostra kur të kthehen, informon IKSHPK. Në mostrat e deritanishme nuk ka pasur raste te variantit Omicron, kur të kthehen të tjerat do ta shohim. MSh dhe IKSHPK po analizojnë në vazhdimësi situatën me COVID-19, me qëllim që ajo të mos përkeqësohet. Për këtë qëllim po bëhet edhe thirrje për vaksinim të popullatës dhe janë në fuqi edhe masat që kanë për qëllim kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në përgjigje.
“Kujdesi duhet të jete maksimal, sepse përkundër që Kosova ka situatën për momentin të qetë, ajo mund të përkeqësohet nëse masat nuk zbatohen dhe vaksinimi nuk vijon në ritëm më të lartë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.