MSH shpjegon se cilët persona lejohet të mos-karantinohen tek Qendra e Studentëve

Sekretari i Përgjithshëm i MSh -së, Naim Bardiqi ka shpjeguar procedurat rreth vendosjes së personave në karantinë.

Me këto rregulla, ai tha se janë njoftuar edhe përfaqësuesit  e Kosovës në Ambasada dhe konsullata.

Sipas, rekomandimeve të IKSHPK-së, ka shpjeguar ai,  për vetëizolim 14 ditë të personave që paraqiten në pikat kufitare me rekomandim të ekipit mjekësor në kufi, në bazë të dokumentacionit mjekësor të këtyre personave rekomandohen:

1.      Personat me probleme shëndetësore duke përfshirë edhe sëmundjet kronike;

2.      Personat e moshës mbi 70 vjeç (viti 1950 )

3.      Fëmijët nën 18 vjeç që janë pa shoqërim të prindërve;

4.      Profesionistët që do të jenë në shërbim të parandalimit dhe luftimit të

COVID-19 (mjek, polic, dhe pjesëtar të FSK-së).

5.      Personave që hyjnë në RKS dhe do të jenë përcjellës për varrime të familjarëve të tyre.

Këtyre personave, që rekomandohen për izolim për të parandaluar COVID-19 duhet t’u shpjegohet protokolli i izolimit dhe kushtet e rrethanat e qëndrimit në karantinë shtëpiake 14 ditë dhe të njëjtit nënshkruajnë një deklaratë nën betim për respektim të rregullave të vetizolimit./Indeksonline/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.