Masat e reja, propozohet heqja e orës policore dhe hapja e klubeve të natës

28.02.2022

Në kuadër të lehtësimit të masave anti-COVID pritet të hiqet ora policore, e cila fillon nga ora 00:00 dhe zgjat deri në ora 05:00. Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi ka theksuar se lehtësimi i masave e posaçërisht heqja e orës policore është mirëpritur edhe nga ana e komunave. “Ka […]

Masat e reja, propozohet heqja e orës policore dhe hapja e klubeve të natës Foto: Ilustrim

Në kuadër të lehtësimit të masave anti-COVID pritet të hiqet ora policore, e cila fillon nga ora 00:00 dhe zgjat deri në ora 05:00.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi ka theksuar se lehtësimi i masave e posaçërisht heqja e orës policore është mirëpritur edhe nga ana e komunave.

“Ka kohë që Asociacioni i Komunave nuk konsultohet, meqë janë vendime që po mirren në nivel qendror. Megjithatë, ne jemi pro këtij vendimi, e kemi kërkuar tash e një kohë të gjatë, meqë nuk është se ka pasur shumë efekt kjo masë” ka thënë ai.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga ministri Rifat Latifi kanë theksuar se masat anti-COVID do të merren bazuar në rekomandimet si dhe përmirësimin e situatës me COVID-19.

“Ministria e Shendetesise do t’i trajtoje rekomandimet e mekanizamave kunder COVID-19 per sa i perket rishikimit te masave ne fuqi. Bazuar ne keto rekomandime dhe permiresimin e situates epidemiologjike lidhur me COVID-19, do te merren masat perkatese, ne drejtim te lehtesimit te tyre” thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ndërkaq, përpos orës policore, MSH-ja pritet të propozojë edhe lejimin e funksionimit të klubeve të natës.

Lehtësimi i masave pritet të ndodhë pasi në vend ka pasur rënie të personave të infektuar me COVID-19, ku brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 81 raste të reja.