MSH: Omicroni, variant dominues në qarkullim – vaksinohuni kundër COVID-19

20.01.2022

Me shfaqjen e variantit të ri të COVID-19, i quajtur Omicron, ka nisur edhe rritja e rasteve pozitive me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 2,050 raste të reja të infektimit me këtë virus. Institucionet shëndetësore e shtetërore vazhdimisht po bëjnë thirrje tek qytetarët për vaksinim kundër COVID-19 […]

MSH: Omicroni, variant dominues në qarkullim – vaksinohuni kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Me shfaqjen e variantit të ri të COVID-19, i quajtur Omicron, ka nisur edhe rritja e rasteve pozitive me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 2,050 raste të reja të infektimit me këtë virus.

Institucionet shëndetësore e shtetërore vazhdimisht po bëjnë thirrje tek qytetarët për vaksinim kundër COVID-19 si dhe respektim të masave.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) përmes një njoftimi, ka theksuar se varianti Omicron i koronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim.

Po ashtu, nga MSh-ja kanë shtuar se duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se me dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare, në secilën komunë në Kosovë.