MSH: Nga sot mund të vaksinohen edhe qytetarët mbi moshën 18 vjeçare

MSH: Nga sot mund të vaksinohen edhe qytetarët mbi moshën 18 vjeçare
Taulant Krasniqi

14.07.2021 / Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot caktimi i terminit për vaksinim është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 18 vjeç.

Sqarimi i plotë i MSH-së:

Në vijim gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/).

Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

Hapi 1 Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2 Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3 Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

Hapi 4 Caktoni datën dhe kohën e terminit për vaksinim.

Hapi 5 Shtypni butonin “Ndaj terminin”.II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë(Një person mund të caktojë termine për 5 persona të tjerë)

LEXO EDHE:  Mbi 17 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Hapi 1 Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

 Hapi 2 Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3 Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

Hapi 4 Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

Hapi 5 Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 6 Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

INFORMATË SHTESË:Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-192. Për informata rreth vaksinës3. Për informata rreth procesit të vaksinimit5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit