MSH lejon testimet diagnostike rapide për detektimin e antigjeneve të COVID-19 në Kujdesin Parësor Shëndetësor

20.11.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot ka nënshkruar plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 04/2020-Kujdesi Parësor Shëndetësor, me të cilin përcaktohen institucionet publike të KPSh, standardet e organizimit, funksionimi, veprimtaritë, shërbimet shëndetësore si dhe kuadrot profesionale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në KPSh, si pjesë e sistemit unik shëndetësor në Republikën e Kosovës. […]

MSH lejon testimet diagnostike rapide për detektimin e antigjeneve të COVID-19 në Kujdesin Parësor Shëndetësor Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot ka nënshkruar plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 04/2020-Kujdesi Parësor Shëndetësor, me të cilin përcaktohen institucionet publike të KPSh, standardet e organizimit, funksionimi, veprimtaritë, shërbimet shëndetësore si dhe kuadrot profesionale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në KPSh, si pjesë e sistemit unik shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Zemaj njofton se e veçanta e këtij udhëzimi është se më këtë plotësim ndryshim, institucioneve shëndetësore publike të Kujdesit Parësor Shëndetësor, në kuadër të shërbimeve laboratorike, u mundësohet kryerja e testeve diagnostike rapide për detektimin e antigjenit për SARS COV-2 (diagnostikimin e Covid-19).

Kjo nënkupton se krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar më herët në institucionet publike të KPSh-së, tash e tutje mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV.