MSh lanson certifikatën elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

22.09.2021

MSH ka një apel rreth dokumentacionit të vaksinimit anti-COVID 17:09 Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shpenzojnë në kartela digjitale për shkak se të njëjtat nuk janë të vlefshme. MSh-ja poashtu ka shtuar se ka rrezik që përmes tyre të keqpërdoren të dhënat personale të qytetarëve. “Në […]

MSh lanson certifikatën elektronike të vaksinimit kundër COVID-19 Foto: Certifikata elektronike e vaksinimit / SuharekaOnline

MSH ka një apel rreth dokumentacionit të vaksinimit anti-COVID

17:09 Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shpenzojnë në kartela digjitale për shkak se të njëjtat nuk janë të vlefshme.

MSh-ja poashtu ka shtuar se ka rrezik që përmes tyre të keqpërdoren të dhënat personale të qytetarëve.

“Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Sipsa njoftimit të MSh-së, thuhet se shkarkimi i certifikatës elektronike të vaksinimit anti-COVID mund të bëhet nga platforma online eKosova.

“Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 se mund të shkarkojnë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma on-line eKosova.

Për ta shkarkuar certifikatën elektronike, qytetarët duhet të ndjekin procedurën pothuaj të ngjashme sikurse të caktimit të terminit për vaksinë, duke iu qasur llogarisë në platformën eKosova”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 se mund të shkarkojnë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma on-line eKosova.

Për ta shkarkuar certifikatën elektronike, qytetarët duhet të ndjekin procedurën pothuaj të ngjashme sikurse të caktimit të terminit për vaksinë, duke iu qasur llogarisë në platformën eKosova.

Me këtë rast, ata, pas hyrjes në llogarinë e tyre në eKosova, klikojnë tek rubrika “Pasaporta elektronike e Vaksinimit” ose përmes skanimit të QR kod-it dhe ju shfaqet opsioni “Shkarko”, përmes të cilit shkarkojnë certifikatën.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.